Qendrat shëndetësore në Stëblevë pa mjekë! Për urgjenca ka vetëm infermierë
04/12/2022 15:00
Qendra Shëndetësore e fshatit Stëblevë në Librazhd u rikonstruktua pak kohë më parë dhe gjendja e saj paraqitet optimale, por ashtu si në shumë zona të thella malore, këtu nuk shkon mjeku.
Sipas banoreve, terreni i vështirë malor që herë herë bllokohet gjatë dimrit, dhe nuk mungojnë emergjencat, e bën të domosdoshme praninë e mjekut.
Dimri ka trokitur dhe në këtë qendër shëndetësore gjen vetëm infermieret. Tashmë që dita ditës Shqipërisë po i largohen edhe mjekët, zonat më të rrezikuara fillimisht për të mbetur pa shërbim shëndetësor janë fshatrat e largët.
Top Channel