Del Boske mbush 75-vjeç dhe tashmë zbulon sekretin e menaxhimit të një skuadre futbolli të suksesshme…
Anglia dhe Senegali nuk janë ndeshur kurrë më parë, por sonte do të përballen mes tyre në “Al Bayt Stadium” për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Botës, aty ku i pret Franca. “4-1-2-3” është rreshtimi i “Tre Luanëve”, ndërkohë që kampionët e Afrikës përgjigjen me skemën “4-4-1-1”. Gareth Southgate i ka dhënë një fanellë titullari Phil Foden, yllit të Manchester City.
22-vjeçari shënoi golin e parë në një Botëror në triumfin 3-0 ndaj Uellsit dhe sonte do të formojë treshen ofensive me kapitenit Harry Kane dhe Bukayo Saka. Mungon ndërkohë Raheem Sterling, i cili nuk ndodhet as në stol si pasojë e disa problemeve familjare. Konfirmohet titullar edhe Jordan Henderson, kapiteni i Liverpoolit, i cili e nisi nga minuta e parë duelin ndaj Uellsit.

Dy ndryshime ka bërë Aliou Cisse në formacionin titullar krahasuar me ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Ekuadorit, i ndikuar edhe mungesa e Idrissa Gueye (i pezulluar me kartonë). Trajneri afrikan ka ulur në stol Pape Gueye të Marseille dhe u ka dhuruar nga një fanellë titullari Krepin Diatta, 23-vjeçarit të Monacos, dhe Nampalys Mendy, mesfushorit që aktivizohet në Premier League me Leicester City.
Kupa e Botës
Katar 2022
Raundi i 1/8-ve
ANGLI-SENEGAL 2-0 (Henderson 39′, Kane 45+3′)
Kronika e ndeshjes:
57′ Gooooooooool! Anglia realizon golin e tretë, asisti i dytë për Foden, goli i Saka, i cili realizon golin e tretë në Katar 2022.
56′ Gjuajtje e befasishme e Harry Kane, ndalon në dy kohë portieri Edoardo Mendy.
54′ Anglia në kërkim të golit të tretë, por Bukayo Saka gjuan keq.
45+3′ Anglia shfrytëzon momentin e mirë dhe realizon golin e dytë. Kundërsulm i shpejtë, asist i Phil Foden dhe gol i Harry Kane, i cili gjen golin e parë në Katar 2022.
39′ Goooooooooool! Anglia në avantazh në gjuajtjen e parë në kuadrat. Aksion i bukur i “Tre Luanëve”, asist i Jude Bellingham dhe finalizim i Jordan Henderson. Kapiteni i Liverpoolit realizon golin e tretë me Kombëtaren.
32′ Boulaye Dia pranë golit, por Jordan Pickford realizon një pritje të bukur, duke mbajtur të paprekur portën e tij.
23′ Senegali pranë golit, por devijimi i Ismaila Sarr përfundon jashtë. Sulmuesi i Watford pretendon për penallti, arbitri vijon lojën.
FORMACIONET ZYRTARE

Top Channel