Një zbulim i ri tregon se hardhucat kanë ekzistuar për 35 milionë vjet më shumë sesa mendohej më parë.

Universiteti i Bristolit mori skanime të mbetjeve të fosilizuara të një zvarraniku që qëndronte në dollapin e ruajtjes së Muzeut të Historisë Natyrore për dekada.

Mendohej se hardhucat e kishin origjinën nga periudha e vonë e Jurasikut të Mesëm, por gjetjet e reja tregojnë se ata jetuan në periudhën e Triasikut të Vonë (237-201 milion vjet më parë).

Studimet tregojnë se zvarraniku i panjohur është i lidhur ngushtë me hardhucat moderne, duke përfshirë ndryshimin me trurin, në rruazat e qafës dhe në zonën e shpatullave  ndwrsa nofullat janw mw tw mbushura dhe dhwmbwt mw tw mprehtw.

“Fosili ka të ngjarë të bëhet një nga më të rëndësishmit e gjetur në dekadat e fundit”, tha Dr David Whiteside, i cili drejtoi  hulumtimin.

Fosili ndikon në të gjitha vlerësimet e origjinës së hardhucave dhe gjarpërinjve, së bashku të quajtur Squamata, dhe ndikon në supozimet rreth shkallës së evolucionit të tyre.

“Ky ishte një zvarranik mjaft i zakonshëm fosil, një i afërm i ngushtë i tuatarës së Zelandës së Re që është i vetmi i mbijetuar i grupit Rhynchocephalia, mbi 240 milion vjet më parë”, tha ai.

Teknologjia moderne u mundësoi shkencëtarëve të shihnin tiparet që e bëjnë fosilin një hardhucë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA