“Ka rëndësi të mos ma shohin fytyrën”, Van Gaal jep urdhër: E diela pushim, ekipi e meriton

03/12/2022 22:01

Holanda fitoi 3-1 ndaj SHBA dhe u bë Kombëtarja e parë që siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Botërorit Katar 2022.

Plani ynë ishte të krijonim hapësira ​​dhe gjithçka funksionoi mirë. Ne shënuam një gol më të bukur se tjetri, tre golat ishin fantastikë. Në të tretin, mbrojtësi i majtë i shërbeu mbrojtësit të djathtë, e jashtëzakonshme!”

“Gjenerali” holandez e di mirë se Holanda duhet të bëjë më shumë për të mbërritur te trofeu. “Ende nuk jemi mirë në qarkullimin e topit. Kur kundërshtari ka topin ne bëjmë gjithçka siç duhet, por ka raste kur e humbasim lehtësisht topin.

Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, përndryshe ta harrojmë se do të bëhemi kampionë bote. Kjo është ajo që duam të arrijmë, apo jo? Do u jap një ditë pushim djemve, e kanë të nevojshme të mos më shohin fare për një ditë.

Kjo është diçka e mirë, pasi ata lodhen pak me mua”, deklaroi trajneri i Holandës, që pret fituesin e çiftit Argjentinë-Australi në çerekfinalet e Kupës së Botës./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA