27/11 22:59
Argjentina rikthehet pas 15 vitesh të luajë një ndeshje përballë Australisë.
Trajnerët Lionel Scaloni dhe Graham Arnold kanë përzgjedhur titullarët e sfidës së sotme. Kombëtarja albiceleste zbret në fushë me rreshtimin “4-1-2-3”, ndërsa australianët përgjigjen me skemën “4-4-2”.
Papu Gomez rikthehet si titullar në formacionin e Argjentinës. 34-vjeçari i Sevillas në La Liga, e nisi nga minuta e parë duelin e parë në grup ndaj Arabisë Saudite, ndërsa sot do të formojë treshen ofensive të Argjentinës bashkë me Leo Messin dhe Julian Alvarez. Lautaro Martinez, në stol./ Super Sport
Top Channel