E ftuara e parë në ‘Më lër të flas’ për këtë episod është artistja e njohur Elhaida Dani.

Këngëtarja e cila aktualisht është konkurrente në Dancing With The Stars rrëfeu më shumë mbi këtë eksperiencë dhe gjëra të tjera që nuk dinim rreth saj.

Elhaida fillimisht na rrëfeu eksperiencën e saj të parë te ‘Ethet e së premtes’ ku në fakt juria e skualifikoi bukuroshen dhe më pas tregoi vazhdimin e karrierës së saj.

“Kur je e vogël forcën e ke nga brenda. Ishte hera e parë, nuk e mbaj mend kush më tha jo. Kur je e vogël e ke më të madh pasionin për t’u realizuar. Kaloi një muaj e harrova. Shkova në një ‘talent show’ tjetër, dola fituese. Pastaj nisa të bëja këngë, kënga e parë ishte me Kledi Bahitin në ‘Top Fest’”, tha Elhaida.

Çfarë do të bënte këngëtarja me paratë nëse do të fitonte ‘DWTS’ dhe a mendon bukuroshja se është e avantazhuar nga juria?

“Do t’i investoja ne një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj. Kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin. Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë. Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo te këndshme.”

Elhaida gjithashtu u pyet dhe për kritikën që mori për albumin e saj më të fundit nga Elton Deda.

“Ka patur një kritikë të keqe nga Elton Deda. Atij nuk i pëlqeu mesa duket. U bë shumë e madhe. Unë e kam mik prej vitesh, është artist shumë i mirë, por që çdo njeri ka opinionin e vet.”

Artistja gjithashtu na tregoi ‘fiksimin’ e saj të vogëlisë dhe na zbuloi se shumë shpejtë mund të kemi një bashkëpunim nga ajo dhe Ermal Fejzullahu. Gjithashtu Elhaida na tregoi projektet e saj të ardhshme muzikore.

“Vdisja fare kur kam qenë e vogël. Kush ka qenë ajo gocë që nuk vdiste për Ermalin. Do doja shumë të kishim një bashkëpunim, madje dhe e kemi biseduar. Kënga ime e re do të vijë këtë muaj. Është ‘single’. Nuk do jetë vetëm një këngë do të jenë disa, mund të ketë dhe bashkëpunime.”

Cili është çifti më i mirë në ‘DWTS’ sipas Elhaidës?

“Ardit Çuni dhe Jora.” 

FOTO GALERI
2/11

Top Channel