Sapo kemi hyrë në dhjetor dhe nuk ju nuk e dini akoma se si ta fillon këtë muaj, për shkak të llogarive të shumta që duhen bërë për festa.
Më poshtë janë disa këshilla të vogla për t’ju ardhur në ndihmë. Duke planifikuar ditët tuaj, ju do të jeni më të qetë. Do të mund të keni kohë për veten, familjen dhe punën tuaj.
Mbajtja e një ditari me vete do t’ju vlej shumë për ta mbyllur me sukses këtë vit.
Rregulloni rrobat në dollap, dhe hiqni çfarë nuk vishni. Mbase mund të jetë puna më pak argëtuese, por selektimi i tyre do t’ju ndihmojë të jeni më të qetë dhe më të organizuar, pasi nuk do t’ju duhet më të kërkoni duke bërtitur në shtëpi se çfarë të vishni në mëngjes.
Dhe të gjitha rrobat që nuk i përdorni më mund t’i dhuroni për bamirësi, pasi do të jenë një ndihmë e madhe për ata që kanë vërtetë nevojë për to gjatë kësaj periudhe.
Gjithmonë mos harroni të kontrolloni se sa para ju kanë ngelur në bankën tuaj. Në radhë të parë ato janë një nevojë e domosdoshme, sidomos tani në periudhën e festave. Duke kontrolluar llogaritë tuaja ju do të mund të bëni blerje të nevojshme dhe të anashkaloni të gjitha gjërat që mund t’i merrni në një moment të dytë
Mos harroni të paguani faturat tuaja. Duke nisur nga ajo e cila kushton më shumë, do t’ju ndihmojë që pjesën e mbetur të parave tuaja ta shpenzoni për gjërat e duhura.
Top Channel