Kim Kardashian del me mini-bikini lëkure teksa ish-burri përjashtohet nga Twitter për ‘pikëpamje ekstreme’ (fotot)

02/12/2022 15:34

Kim Kardashian shkaktoi dje sërish zhurmë mes ‘botës së vanitetit’ teksa u shfaq me një prej bikini-ve më të vegjël të lëkurës që ishte parë ndonjëherë, në një kohë kur ish-bashkëshorti Kanye West është pezulluar nga rrjeti social Twitter

Kim duket se nuk lë asnjë ditë të shkojë kot për fansat e saj të shumtë pasi fotot e saj kishin “përmbytur” rrjetin Instagram.

42 vjeçarja e famshme e rrjetit mori të gjithë vëmendjen teksa gjoksi thuajse i dilte nga mini-veshja e sipërme që mezi i mbante “asetet” dhe i theksonte barkun e tonifikuar, shkruanin mediat pro-Kardashian.

Dalja e saj vjen në një kohë të mbylljes së divorcit me ish-bashkëshortin Kanye West pas një beteja të ashpër publike për divorcin mes tyre.

Reperi West është përjashtuar së fundmi nga rrjeti social Twitter pas postimit të një imazhi të kryqit të thyer – i klasifikuar si ‘simbol i ndaluar nazizmi’ – vetëm dy javë pasi ishte lejuar të rikthehej në platformë.

FOTO GALERI
1/3
Kim Kardashian shkaktoi dje sërish zhurmë mes ‘botës së vanitetit’ teksa u shfaq me një prej bikini-ve më të vegjël të lëkurës që ishte parë ndonjëherë

Top Channel