Shqiptarët kanë të gjitha arsyet për të festuar sonte, pasi Zvicra, pjesë e së cilës janë futbollistë shqiptarë, kaloi në fazën tjetër në “Kupën e Botës Katar 2022”, pasi mundi Serbinë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti postoi foton e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës teksa festojnë së bashku, ndërkohë që nuk kurseu ironinë: Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës.

Zvicra triumfoi 3-2 në ndeshje ne fundit në grup përballë përfaqësueses serbe, duke u renditur në vendin e dytë, pas Brazilit, vetëm falë golaverazhit më të keq se “Seleçao”, që nga ana e saj humbi 1-0 përballë Kamerunit. Në stadiumin  Dohas u luajt një sfidë plot emocione, me përmbysje dhe ripërmbysje, por në fund festa ishte për helvetët, që festuan kualifikimin falë suksesit 3-2.

Shënoi i pari Xhaka, përmbysën rezultatin përkohësisht Mitrovic dhe Vlahovic, pasi më pas erdhën golat e Embolosë dhe Freuler për rezultatin përfundimtar 3-2.

Top Channel