17 raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga 395 testime të kryera gjithsej, 8 të infektuar kanë rezultuar  në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Tepelenë, Berat, 1 në Elbasan.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 139 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacientë, ndërkohë që, prej disa javësh, nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328.513 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 395

Testime totale 2,009,258
Raste pozitive 332,246
Raste të shëruara 328,513
Raste Aktive 139
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 116
Gjirokastër 10
Fier 4
Shkodër 3

Berat. 2
Korçë. 2
Vlorë 1
Elbasan. 1

Top Channel