Vendimi për vrasësit e Liridona Ademajt, familja letër prekëse për “Goca dhe Gra”: Fëmijët nuk do të kenë arsye të brengosen, ajo s’kthehet më Tre javë pas arritjes së një marrëveshjeje me negociata të mundimshme që zgjatën 12 orë këngëtarja Shakira dhe futbollisti Piuqe i janë drejtuar sot gjykatës për ndarjen pas 11 vitesh martesë.
Paraprakisht ata ranë dakord që këngëtarja të largohet nga Barcelona dhe të shkojë në Miami, me fëmijët e tyre Milan dhe Sasha.
Siç bën të ditur spanjollja ‘La Vanguardia’, të dy janë thirrur këtë të enjte në Gjykatën e Shkallës së Parë të Barcelonës për të ratifikuar marrëveshjen.
Përballja e sotme, mund të jetë takimi i tyre i fundit përpara se kolumbiania të shpërngulet në Shtetet e Bashkuara .
Pas nënshkrimi para gjyqtarit, hapi tjetër do të jetë vërtetimi i marrëveshjes në Miami, i cili në javët në vijim – edhe pse nuk dihet koha e saktë – do të bëhet shtëpia e re e të vegjëlve.
Personat e afërt me ish-çiftin sigurojnë se ata janë në një grindje për datën e lëvizjes, pasi ndërsa Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona më 1 janar, Pique këmbëngul që fëmijët të kalojnë gjithë periudhën e pushimeve aty me familjen e tij.
në gjykatë janë marrë masa të pazakonta për të ruajtur diskrecionin si për padinë e ndarjes ashtu edhe për Marrëveshjn rregullatore mbi fëmijët. Aty do të kenë akses vetëm gjyqtari, avokati i Administratës së Drejtësisë dhe Prokurorisë Publike.
Top Channel