Ang Lee, regjisori fitues i “Oscarit” për “Life of Pi” dhe “Brokeback Mountain”, do të drejtojë një film për legjendën e arteve marciale, Bruce Lee.

Djali i Ang Lee, Mason Lee, është bashkangjitur për të luajtur në filmin, i cili është në zhvillim e sipër në Sony’s, 3000 Pictures. Dan Futterman, i cili shkroi “Capote” dhe “Foxcatcher”, është duke përshtatur skenarin edhe për këtë projekt.

Jean Castelli, Alex Law, Mabel Cheung dhe Wells Tower kanë shkruar versionet e mëparshme të skenarit. Lawrence Grey, Shannon Lee, Ang Lee, Ben Everard dhe Brian Bell do të shërbejnë si producentë. Elizabeth Gabler dhe Marisa Paiva janë duke mbikëqyrur projektin për studion. Filmi ende pa titull ribashkon Lee me Gabler, Paiva dhe kryetarin e Sony Pictures, Tom Rothman, pasi punuan së bashku në dramën aventureske fituese të “Oscar”-it të vitit 2012, “Life of Pi”.

Mason Lee, i cili është 32 vjeç, është shfaqur në “Billy Lynn’s Long Halftime Walk” dhe “The Hangover Part II”. Së fundmi ai luajti në komedinë romantike tajvaneze “Stand By Me”, dramën e Hong Kongut “Limbo” dhe “Who Killed Cock Robin”.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Bruce Lee mund të ketë vdekur për shkak se pinte ujë më shumë seç duhet. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë doktorët rreth 50 vite pas vdekjes së legjendës së arteve marciale. Lee ndërroi jetë në verën e vitit 1973, në moshën 32-vjeçare, në Hong-Kong. Autopsia tregoi se ylli i Hollivudit vdiq si pasojë e ënjtjes së trurit, që kishte ardhur për shkak të qetësuesve që merrte.

Top Channel