Albert Brahimaj është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin e lëndëve narkotike.
50-vjeçari, banues në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me 1 vit, 10 muaj e 16 ditë.
Gjatë vitit 2020 autorit iu konstatuan bimët narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë të Selenicës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi policisë:
DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Albert Brahimaj, 50 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.
50-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel