Turistin e marrin peng, i grabisin Rolex-in $20,000, në takimin me të njohurën e rreme ‘online’ në Brazil (fotot)

30/11/2022 16:07

Një turist britanik në Brazil ka përfunduar i zhveshur e i grabitur, teksa kriminelët i morën orën e tij Rolex me vlerë $20,000 pasi shkoi në një takim të inskenuar me “të njohurën e re online”.

36-vjeçari nga Londra u rrëmbye nga banda disa momente pasi nisi të fliste me vajzën në rrugë.

Kater keqbërësit, një prej të cilave i armatosur, e futën me forcë në një makinë dhe i morën paratë, veshjet, atletet, orën luksoze Rolex, celularin dhe rripin e mesit ‘Louis Vuitton’, dy ditë më parë, sipas raportimeve.

Por ata nuk u mjaftuan me kaq dhe i kërkuan transferim elektronik të hollash me anë të një sistemi vendas të quajtur PIX, për të cilin ai tha se nuk mund ta kryente pasi nuk kishte një llogari bankare braziliane.

Prandaj banda e rrahu atë derisa humbi ndjenjat, derisa më vonë e gjeti policia dhe e dërgoi në spital.

Pas sinjalizimeve, policia ndaloi një djalë 16-vjecar që u identifikua si një prej sulmuesve në stacionin e policisë.

Oficerët i konfiskuan atij 1,457 rialë brazilianë dhe një celular Samsung.

Viktima tha për mediat vendase se është nga Londra por vjen në Brazil për të takuar djalin e tij një-vjeçar që jeton me nënën, me të cilën ai është ndarë.

Sipas raportimeve vendore, tetë nga çdo 10 rrëmbime në Sao Paulo kryen me anë të njohjeve të rreme romantike online.

Policia tha se është ende duke kërkuar të dyshuarit e tjerë të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/3
Kater keqbërësit, një prej të cilave i armatosur, e futën me forcë në një makinë dhe i morën paratë, veshjet, atletet, orën luksoze Rolex

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA