“Urime Shteteve të Bashkuara dhe fat të mirë në 1/16 e Kupës së Botës”,  me këto fjalë e nisi konferencën për mediet pas humbjes 0-1 trajneri i Iranit, Carlos Queiroz.

“Në pjesën e parë ata filluan më mirë se ne, ata ishin më të shpejtë, ata kishin kontroll më të mirë të ndeshjes. Nuk ka dyshim se e meritonin të shënonin. Në pjesën e dytë ishte e kundërta. Ne mbyllëm hapësirat dhe ne patëm raste, më shumë se Shtetet e Bashkuara në pjesën e parë. Por fatkeqësisht në futboll skuadra që nuk shënon dënohet. Është e thjeshtë, skuadra që shënoi në pjesën e parë e meritonte të fitonte”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA