Së fundmi supermodelja Hailey Bieber ka folur për gjendjen aspak të mirë shëndetësore që po kalon.

Bukuroshja publikoi një imazh të sajën në InstaStory teksa tregon barkun dhe sqaron se zona e fryrë “nuk ishte një fëmijë”.

“Kam një kist në vezore sa një mollë. Unë nuk kam endometriozë ose PCOS, por kam pasur kiste ovariane disa herë dhe nuk është kurrë argëtuese. Është e dhimbshme dhe më bën të ndihem e fryrë dhe të kem përzierje, ngërçe dhe të jem emocionale. Sidoqoftë unë jam e sigurt se shumë prej jush mund të kenë të njëjtën gjë dhe të më kuptojnë”.

Në muajin prill, 26-vjeçarja tregoi se kishte përjetuar një “mini goditje” që çoi në zbulimin e një sëmundjeje të zemrës. Pasi iu nënshtrua një procedure mjekësore për të mbyllur vrimën në zemrën e saj, Hailey tha se po shërohej. Ndërkaq, rikujtojmë se Hailey dhe Selena Gomez duket se kanë lënë pas në të kaluarën çdo mëri dhe hatërmbetje që ka ekzistuar mes tyre. Dyshja janë parë duke bërë fotografi së bashku gjatë një eventi në Los Angeles dhe duhet thënë që dukeshin shumë të lumtura.

Vajzat hodhën poshtë thashethemet për një grindje për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieber. Fotoja e tyre u komentua gjatë, por së fundmi këngëtarja Gomez ka reaguar gjatë një interviste duke u shprehur se “nuk ishte diçka e madhe”. Gomez tha për “Vulture” ndërsa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm të Apple TV+ , “My Mind and Me” se:

“Nuk është asnjë gjë. Është e gjitha veç respekt”.

 

Top Channel