Pak ditë nga protesta e 6 dhjetorit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngjitur sërish shkallët e PD, për një takim me aleatin e tij në opozitë Sali Berisha.
Ky është takimi i dytë brenda pak ditësh, që nuk i shpëton syrit të medias, mes dy aleatëve. Kujtojmë se një ditë më parë, Ilir Meta konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë protestë, krah Sali Berishës.
Protesta është parashikuar të mbahet pikërisht në ditën kur liderët e BE-së pritet të zbarkojnë në Tiranë, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
E ndërsa policia ka refuzuar kërkesën e demokratëve për vendin e tubimit duke e konsideruar atë si një rrezik për sigurinë kombëtare, Sali Berisha është shprehur i vendosur në mbajtjen e saj, ditën e martë, 6 dhjetor, ora 12:00.
Sakaq me qëllim mbarëvajtjen e Samitit, qeveria njoftoi sot se 6 dhjetori do të jetë ditë pushimi në Tiranë, për administratën e shkollat.
Top Channel