Ndërsa Botërori i futbollit për meshkuj po zhvillohet në Katar, një garë shumë e ndryshme po zhvillohet gjithashtu në vend.
Devetë nga shtetet e Gjirit po marrin pjesë në një konkus që është quajtur “Kupa Botërore e bukurisë së devesë”.
Ngjarja zhvillohet në klubin Katar Camel Mzayen në Ash-Shahaniyah. Në ditën e pestë të konkursit, deveja fituese e ditës së sotme mori një shumë prej 45,000 £ dhe pronari i saj gjithashtu fitoi medaljen e bronztë.
“Nuk mund t’i përshkruaj ndjenjat e mia, sepse kjo deve ka një audiencë si audienca e Kupës së Botës. Si Real Madrid apo Manchester”, tha ai.
Para se të konkurrojnë në ngjarjen prestigjioze, devetë ekzaminohen nga një komitet mjekësor i cili përdor rrezet X për të shmangur mashtrimin dhe për të kontrolluar që kafshët të mos kenë pasur ndonjë përmirësim kirurgjik. Disa pronarë u bëjnë atyre botoks dhe silikon për të rritur shanset e tyre për të fituar.
“Ideja është e ngjashme me Kupën e Botës të futbollit, ne bëmë një Kupë Botërore të bukurisë me deve”, tha Hamad Jaber al-Athba, President i klubit Katar Camel Mzayen.
Mbarështuesit konkurrojnë për më shumë se 66 milionë dollarë çmime gjatë Festivalit të Devesë së Mbretit Abdulaziz, i cili zhvillohet rreth 100 km në verilindje të kryeqytetit.
Pronarët e devesë mund t’i shesin kafshët për çmime më të larta pasi të marrin një çmim. Kafshët janë biznes i madh në Katar, me 1.5 milionë prej tyre të mbrojtura me mikroçipe.
Deveja më e bukur u kurorëzua në mars në festivalin e parë të deveve në Katar. Pronari i saj tha se ishin dashur vite për të përgatitur ‘bishën’ fituese të çmimit për konkursin e bukurisë.
Për të zgjedhur fituesit, gjyqtarët marrin parasysh madhësinë dhe bukurinë e kokës, gjatësinë e qafës dhe pozicionin e gungës së devesë.
Autoritetet në Katar dhe fqinjët e tij po kërkojnë t’i japin praktikës tradicionale një profil më të madh teksa konkurrojnë me ngjarje të tilla si Kupa e Botës e futbollit dhe çmimi i madh i Formula 1.
Top Channel