Turizëm në Korçë për festat e nëntorit/ Është kthyer në traditë, vijnë qytetarë nga Kosova e zona të ndryshme të Shqipërisë

29/11/2022 12:11

Prej vitesh festat e nëntorit sjellin në Korçë pushues nga qytete të ndryshme të vendit apo edhe Kosova.

Përveç fundjavës edhe Dita e Pavarësisë është shoqëruar me fluks të lartë pushuesish në pika të ndryshme të qytetit. Edhe pse muajt e fundit nuk kanë shënuar shifra të larta të turistëve në Korçë, është kthyer në një traditë që ditët e pushimit të këtyre festave të shoqërohen edhe me më shumë gjallëri.

Përveç organizimeve tradicionale, shëtitjet në qytet dhe vizitat në muze janë përzgjedhja e turistëve. Duke përfituar edhe nga 4 ditët e pushimit, vizitorët kanë zgjedhur Korçën për kulturën, traditat por edhe elemente të tjera.

Për festat e Pavarësisë epiqendra e festimeve mbetet Vlora por për një numër të madh shqiptarësh edhe Korça është një tjetër alternative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA