30-vjeçari Besmir Perkola ka rënë në prangat e policisë këtë të martë, pasi ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të dy vëllezërve Doçaj në mars të vitit 2021, në Shkodër.
Gjithashtu është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me municion luftarak dhe leja e drejtimit e dyshuar e falsifikuar.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arratia”. Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. P., 30 vjeç. Gjatë kontrollit, në çantën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, si dhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar”, sipas policisë.
Si ndodhi atentati?
Atentati me armë zjarri ndaj vëllezërve Hot dhe Marian Doçi në fshatin Bardhaj të Shkodrës ndodhi më 20 mars të një viti më parë.
Ata mbetën të plagosur, pasi plumbat I kapën pjesë të krahëve dhe këmbëve.
Fisi Doçi njihet si fis të fortësh në zonën e Shkodrës, ndërsa dy vëllezërit janë kushërinj me Gentian Doçin, i cili është një nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz.
Gentian Doçi gjithashtu rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.
Top Channel