Ndonëse nuk reflekton prej disa ditësh çmimin e ulur të naftës në tregjet ndërkombëtare, Bordi i Transparencës ka shkelur edhe ligjin.
Këtë mendim kanë juristët për mosmbledhjen e Bordit 19 ditë rresht gjatë tetorit.
“Referuar aktit normativ bordi duhet të mblidhet çdo javë dhe përjashtimisht mund të mblidhet edhe më shumë herë se brenda një jave”, shprehet juristi Adriatik Llapaj.
Në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka pësuar rënie të ndjeshme duke u tregtuar në nivelin e 870 – 880 dollarëve, por në Shqipëri ende nuk është reflektuar
“Ditën e sotme çmimi në bursë është 85.6 dollarë dhe kjo përkon me nivelin e muajit janar 2022. Sipas këtyre të dhënave do duhej që çmimi i naftës në karburant sot tek pompat e naftës të ishte 20-30 lekë më pak”.
Ndërkohë, Shqipëria vazhdon që të paguajë naftën më të shtrenjtë ndër vendet evropiane, kjo sepse qeveria i ka vendosur 8 taksa mbi 1 litër naftë
“Këtu ka dhe tarifa për koncesionarë privatë si markimi apo skanimi. Se çfarë i duhet skanimi republikës së Shqipërisë, se çfarë i skanohet naftës këtë se kupton askush”.
Top Channel