“Ka një obsesion të sëmurë me torturën…”/Stilistja ruse e Balenciaga-s kritikohet në rrjet!

29/11/2022 13:48

Vëmendja pas ‘skandalit’ të Balenciag-ës është zhvendosur tek një nga stilistet e njohura të markës, për të cilën kritikët në rrjet kanë shfaqur disa imazhe shqetësuese të punës së saj.

Së fundmi marka prestigjioze e modës, Balenciaga, kërkoi falje dhe tërhoqi fushatën e festave të fundvitit, pasi ngjalli reagime të mëdha dhe të ashpra në rrjet. Në këtë reklamë shfaqeshin dy vajza të vogla, që mbanin arusha pellushi, të lidhur me disa litarë që u konceptuan nga shumë persona si veshje robërie.  Kjo ngjarje i shkaktoi markës një dëm prej 25 milionë dollarësh.

Lotta Volkova, e lindur në Rusi, u transferua në Londër në moshën 17-vjeçare për të studiuar në institucionin e modës me famë botërore, Central Saint Martins.

Lotta e ka filluar bashkëpunimin e saj me Balenciaga-n, në vitin 2014, duke u cilësuar si një nga stilistet më të rëndësishme. Por disa kërkime të bëra për të, kanë nxjerrë në pah një natyrë shqetësuese, nga foto ku shfaqen rite sataniste, fëmijë të lidhur, bebe me kafkë në duar, një person që i kanë dalë organet e brendshme, të cilat janë të postuara në profilet e saj zyrtare.

“Këto janë postime tronditëse nga stilistja e Balenciaga-s, Lotta Volkova, e cila ka një obsesion të sëmurë me torturën, satanin dhe gjymtimin e fëmijëve. Këto foto janë përtej tronditjes, por ka shumë më keq në Instagramin e saj, të cilat nuk do t’i ndaj këtu”, ka shkruar një nga kritikët në Twitter.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA