Postoi këngë në mbështetje të ‘trazirave’, reperi iranian mund të dënohet me vdekje

28/11/2022 15:54

Një reper disident që mbështeti protestat antiqeveritare në Iran është akuzuar për ‘korrupsion në Tokë’ dhe mund të përballet me dënimin me vdekje.

Toomaj Salehi, 31 vjeç, u akuzua gjithashtu për përhapje propagande, bashkëpunim me një qeveri armiqësore dhe nxitje për dhunë, tha një zyrtar gjyqësor. Ai u arrestua muajin e kaluar pasi postoi një këngë të tij duke protestuar.

Zyrtari mohoi një raport nga një grup i të drejtave të njeriut i cili thotë se gjyqi i tij kishte filluar tashmë pa një avokat të zgjedhur prej tij.

Reperi publikoi gjithashtu klipe me rep në mbështetje të trazirave, të cilat u shkaktuan nga vdekja në paraburgim policor 10 javë më parë të Mahsa Amini.

Të paktën 451 protestues janë vrarë dhe 18,170 të tjerë janë arrestuar, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut. Ajo ka raportuar gjithashtu vdekjen e 60 të personelit të sigurisë.

Në një intervistë me CBC News të filmuar vetëm disa ditë para arrestimit të tij më 30 tetor, Salehi tha se postimi i videove kritike ndaj institucionit ishte i vështirë, sepse po e bënin veten një objektiv të forcave të regjimit.

Yjet e tjerë të muzikës dhe shumë iranianë të tjerë shprehën shqetësime të ngjashme në Twitter, duke bërë që hashtagu persian i emrit të tij të bëhet viral.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA