Aleanca e Atlantikut ka uruar Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë.
NATO ka zgjedhur një foto të ushtrisë shqiptare dhe flamurin tonë kombëtar për të shoqëruar urimin.
“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë Shqipërinë, në Ditën e tyre të Pavarësisë”, shkruhet në urimin e NATO-s.
Një urim për këtë jubile të 110-vjetorit të shpalljes së Shqipërisë shtet të pavarur dhe sovran, vjen dhe nga KFOR.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Shqipërinë, aleatin dhe mikun tonë. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe kontribuon me më shumë se 50 ushtarë në misionin e KFOR-it”, thuhet në urim.
28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.
Ai shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Top Channel