Prerjet më të mëdha të kartonit të yjeve të botës së futbollit, gjenden në një ‘fan zone’ të pamenduar, ku yjet si Lionel Messi, Neymar e Cristiano Ronaldo shtojnë akoma më shumë madhështinë e tyre, kësaj here në përmasa dy-dimensionale.
Megjithse fshati indian i Kerala është mijëra kilometra larg Dohas ne Katar, ai njihet për figurat gjigante të ndriçuara të kartonit, me disa nga emrat më të mëdhenj të sportit.
Vendi u bë i njohur disa javë më parë kur tifozë të Argjentinës me flamurë të bardhë e bojë-qielli qëndronin krenarë pranë figurës gjigante të heroit të tyre Messi.
Duke ecur mes ujit që e kalon lartësinë e mesit, ata përdornin litarë për të kaluar figurën nëntë metra të lartë mes lumit.
Disa ditë më vonë u prezantuan dhe tifozët e tyre rivalë të Brazilit, që kishin prerë një karton 12-metra të gjatë të sulmuesit të tyre Neymar në bregun e lumit.
Për të mos mbetur prapa të tjerëve edhe tifozët e Portugalisë ndërtuan një karton 15 metra të lartë të Cristiano Ronaldo.
Lajmi i fshatit të tifozëve ka sjellë aty mijëra entuziastë të sportit që bëjnë foto me figurat 3-4 katëshe të idhujve të tyre, duke qëndruar mbi sipërfaqen e lumit Cherupuzha.
Tre kuadrot e mëdha janë ndriçuar tashmë që të mund të shihen dhe nga fshatrat më larg ose nga vizitorë që zgjedhin të vijnë natën.
Lumi është gjetur si vendi ideal për portretet gjigante pasi është pranë fushës së futbollit ku luajnë shumë entuziastë.
Aty është vendosur gjithashtu një ekran i madh ku mblidhen rreth 500 dashamires për të parë ndeshjet e Kupës së Botës.
India ka një reputacion për tifozllëkun ndaj kriketit, por futbolli është më i preferuari në disa krahina, përfshi dhe Kerala.
Tifozët atje kanë pikturuar shtëpitë e tyre me ngjyrat e skuadrave kombëtare të preferuara, siç shihen ato me flamurë të Argjentinës, Brazilit, Portugalisë, Gjermanisë apo Anglisë.
Top Channel