Berisha uron pavarësinë në “TikTok”/ Ish-kryeministri: Regjimi po përzë rininë e kombit

28/11/2022 14:41

Për herë të parë, demokratët nuk u mblodhën në Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar bashkë me Pavarësinë edhe ditën e Çlirimit.

Sali Berisha, i cili ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike, u mjaftua më një foto të nxjerrë nga arkiva për të kujtuar dëshmorët e atdheut, ndërkohë urimet për ditën e flamurit zgjodhi t’i bënte në TikTok.

“Të dashur miqtë e mi të Tik Tok-ut, Me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili po përze rininë e kombit. Ndaj dhe kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë”, u shpreh Berisha.

28 Nëntori rezultoi të ishte një ditë pushimi edhe për demokratët e grupimit Alibeaj, pasi edhe ata harruan vizitën e përvitshme tek Varrezat e Dëshmorëve. Pushimi i opozitës për festa duket se do të vijojë edhe në 29 Nëntor, pasi kjo datë ndryshe nga sa ndodh me të majtët, nuk njihet nga demokratet si dita e Çlirimit të vendit nga pushtuesi nazifashist duke vijuar në këtë mënyrë traditën e përçarjes së politikës për festat kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA