Dy gola të shënuar nga dy sulmues të ardhur nga stoli, kanë vendosur ndeshjen Spanjë-Gjermani, që u mbyll në barazim 1-1, duke lënë tërësisht të hapura llogaritë për kualifikim në grupin E në Botërorit.
Kërkohej një shkëndijë nga Gjermania, që për disa minuta e pa veten në disavantazh dhe me një këmbë jashtë Botërorit, megjithatë Fulkrug shpëtoi Flick dhe të tijtë, duke u dhënë një pikë shprese dhe duke lënë llogaritë të hapura.
Pjesa e parë ishte me një ritëm të lartë, me Spanjën që goditi traversën me Dani Olmon dhe i shkoi pranë golit me Ferran Torres, që gaboi nga fare pranë, ndërsa gjermania u zgjua vetëm në minutat e fundit, duke shënuar një gol me Rudiger, por që u anulua shpejt nga VAR për një pozicion jashtë loje milimetrik.
Në pjesën e dytë Luis Enrique përdori kartën Alvaro Morata, i cili shumë shpejt dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë nga brenda zonës, duke tronditur jo pak gjermanët.
I ndodhur në këtë situatë, Flick kryen tre zëvendësime menjëherë, duke hedhur në fushë edhe qendërsulmuesin Fulkrug, i cili gjeti golin e barazimit në minutën e 33-të, duke provuar të ringjallë gjermanët.
Vërshëllima finale la në fuqi barazimin 1-1, që i shkon përshtat Spanjës, pasi mjafton të mos humbë ndeshjen e fundit ndaj Japonisë, për të vijuar më tej, megjithatë grupi E mbetet me llogari të hapura, pasi të 4 ekipet kanë shanse të avancojnë në fazën e 1/8-ave.
Top Channel