Zbulohen tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mbledhjen e grupit: Në zgjedhjet vendore, përballë kemi veten
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë produktive më shumë se më parë.
Ai u shpreh se këtë e tregon bashkëpunimi në fushën e energjisë, apo puna për të realizuar portin dhe hekurudhën.
Rama risolli në vëmendje edhe dy persona, Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin, të cilët sipas tij, duhet të ishin pjesë e mbledhjes së përbashkët.
Rama: Marrëdhëniet janë produktive më shumë se çfarë kanë qenë më parë. Këtë e tregojnë faktet e treguara nga vullneti dhe rritja e aftësisë për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimin në interes reciprok. Mjafton të shikosh të dhënat e shkëmbimeve tregtare, apo lirinë e lëvizjes, apo abetaren e përbashkët një tjetër ngjarje e rëndësishme dhe e realizuar, apo punën e përbashkët për fjalorin enciklopedik shqiptar. Apo bashkëpunimin e përditshëm në fushën e energjisë, apo punën e nisur për të bërë realitet atë që është vepra më e madhe, portin dhe hekurudhën. Për hekurudhën themi tani më, ofertuesit që kanë ofertuar për të marrë përsipër studimin e fizibilitetit. Ndërkohë që pavarësisht të gjitha llafeve, në fillim të vitit të ardhshëm ne fillojmë të hapim garën për portin e ri të Durrësit në Porto Romano, do jemi në kantier që do të jetë një ë i përbashkët i shtrirë nga Durrësi në Prishtinë dhe Strugë, që do të lidhen me hekurudhë, për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Për tjetrën jemi në diskutime intensive me komisionin. Në 12 dhjetor Shpresoj që kryeministri i Kosovës dhe ministrat të na bashkohen në prezantimin publik të projektit përfundimtar. Në 12 dhjetor prezantojmë projektin, do të nisë nga puna në fillim të 6 mujorit të dytë të vitit 2023, për tu mos u zgjatur dua të kthehem aty ku u nisa me ata të cilët i hapën rrugë shumë kohë më parë mundësive, ne shqiptarët një pjesë të mundësive e shfrytëzuam, por sot është një ditë e mirë, e bukur edhe frymëzuese edhe për këtë pamje që i ka mbledhur bashkë pavarësisht që do të donim apo s’do të donim ta pranonim njërit tjetrin në një mëhallë. Dy emra dua të sjell, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe UÇK, këto të dyja lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot, pasi u nda nga jeta dhe tjetri është Hashim Thaçi, i cili është i munguar përkohësisht me një mision që vazhdon.
Top Channel