Njëri prej shtatë kandidatëve për primaret e Tiranës, Fatmir Merkoçi thotë se po ndodh një skandal në garën brenda Partisë Demokratike.
Merkoçi përmes një postimi në Facebook shprehet se po bëhen pazare të ulëta për fitoren e një kandidati të caktuar për Bashkinë e Tiranës.
Sipas tij, gjashtë kandidatët e tjerë po premtojnë vende pune në këmbim të votës.
“Të nderuar anëtar të P.D. Në këto primare, kam hyrë me propozimin e anëtareve të PD Dega 9. Nuk jam as banor e as strukturë e kësaj dege Vlerësova respektin dhe vlerësimin e demokratëve
Do vazhdoj garën sipas parimit të primareve, Gjatë prezantimit në degët e Tiranës. Kam shpalosur vetëm vlerat, kontributet e mija pasi, në garë brenda Partisë ky është parimi bazë i të djathtës konservatore.
Nuk bëj garë me parimet e së majtës. Ndaj votën Tuaj e kërkoj drejtpërdrejt, jo duke ju dërguar sms në cel, as duke ju dërguar njerëz për votën me shprehjen se. Kështu është orientimi i qendrës, as se është miku i filanit , as me premtime për vende pune.
Unë besoj tek e djathta konservatore, ndaj mbi bazën e këtyre parimeve, ju them. Më jepni votën, t’jua kthej në fitore Unë nuk kam çmim, nuk shitem e blihem. Nuk shkel mbi parimet e mbi mundin, djersën, sakrificën e demokratëve.
Mua më njihni në sheshe, protesta mes jush kam qenë e me ju po Aty do jem. Nëse besoni e domi të djathtën, unë jam në fushë. Votoni sipas vullnetit T’uaj Vetëm nesër, mos u bëni pishman për votën e hedhur nga dora juaj Faleminderit, Kujdes spiunët”, shkruan Merkoçi.
Shtatë kandidatët në garë për primaret e Tiranës janë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Julian Deda, Gert Bogdani, Adriana Kalaja, Fatmir Merkoçi dhe Enkelejda Fejzo.
Top Channel