“S’më sjell mëngjesin në shtrat”, Krista tregon “defektin” e të dashurit të saj: Nuk është romantik

26/11/2022 20:14

Krista Merkoçi nuk nguroi të zbulonte detaje nga jeta e saj private në “S’e Luan Topi”, ku tregoi për partnerin e saj.

Tashmë ajo është në një lidhje, ndërsa influencerja u shpreh se i plotëson të gjitha kushtet e partnerit ideal.

“E kam një të dashur ideal dhe i plotëson të gjitha kriteret. Është një person që ka ambicie tregon respekt, jemi të dy ekspresivë. Kemi debate por rënci ka që kemi një komunikim shumë të mirë dhe gjithmonë me të ulemi dhe flasim. Gjëja që vlerësoj më shumë janë koha e shpenzuar bashkë dhe nëse unë kam nevojë për gjënë më të vogël dua të ma sjelli. Dua ta ndjej afër dhe një lloj suporti“, u shpreh Krista Merkoçi.

Por gjatë intervistës ajo tregoi se partneri i saj nuk është aspak romantik dhe se nuk i ka dërguar asnjëherë mëngjesin në shtrat.

“Nuk ma ka sjellë asnjëherë mëngjesin në krevat. Nuk jam shumë romantike, asnjëri nuk është nga ne. Dhurata dhe mëngjes në krevat nuk na ka ndodhur”, shtoi më tej influencerja.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA