Paloma në intervistë ditën e përvjetorit të motrës: E humba 10 vite më parë, më këputi krahët, amaneti i saj…

26/11/2022 18:45

Dhjetë vite më parë, Paloma humbi humbi motrën e saj, një tragjedi që ka shënjuar jetën e artistes.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, me moderatoren Erjona Rusi, Paloma tregon se pikërisht ditën që po jep këtë intervistë, bëhet 10 vite pa Brunën.

“Sot që po flasim këtu, Bruna bën 10 vite që ka ndërruar jetë. Më kishte pikë të dobët, do ishte jo krenare… po do të ishte shtysa më e fortë. Sot unë do të isha on Top, do të isha superstar, por që kur iku ajo mua m’u këputën krahët”, tregon Paloma mes lotësh.

“Dikur ishte shoqja ime në lojë, pastaj këshilluesja ime në adoleshencë dhe tani është engjëlli im mbrojtës. Sa të mbaroj intervistën, do të shkoj t’i bëj buqetën më të madhe të luleve”, shton Paloma.

Amaneti i Brunës është Rei, tek i cili gazetarja thotë se ajo dhe familja e saj gjen forcën.

“Dua që mami të vazhdojë të jetojë edhe për ne, të jetojë për Rein… sepse nuk jetoj dot pa forcën e mamit. Mundohem ta mbaj sa më afër, ta gëzoj sa më shumë edhe pse është e dërrmuar sepse për Rein e ka përgjegjësinë vetëm ajo. Motra e la 8 vjeç, tani Rei është 18, në një moshë shumë delikate. Duhet të jetosh për Rein dhe për ne”, i drejtohet Paloma të ëmës.

Rei është dashuria më e madhe e mamasë së Palomës, ndërsa për vetë Palomën dashuria më e madhe është vajza e saj, Luna. Ajo ishte surpriza e intervistës. Pasi hyri në studion e “S’e Luan Topi”, ajo u ul pranë Palomës pasi e pyeti nëse është mirë, i fshiu lotët, një çast ky tejet emocionues për publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA