Polonia arriti fitoren e parë në Botëror, teksa më në fund festoi edhe Robert Lewandowski, i cili shënoi golin e parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm sa Kupa e Botës.

Kombëtarja europiane mposhti 2-0 Arabinë Saudite në takimin e dytë të grupit C, duke u ngjitur përkohësisht në krye me 4 pikë, ndërkohë që në orën 20:00 fillon supersfida Argjentinë-Meksikë.

Arabët e francezit Herve Renard, zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, krijuan volum të madhe lojë, por u përballen më një super Wojciech Szczesny.

Portieri i Juventusit priti penalltinë e Salem Al Dawsari në minutat shtesë të pjesës së parë, teksa u tregua fantastik edhe në raste të tjera duke mbajtur portën e paprekur.

Protagonist edhe Robert Lewandowski me asist dhe gol. Bomberi i Barcelonës dhuroi pasimin te goli i Piotr Zielinskit (39’), ndërkohë që tetë minuta përpara fundit gjeti golin e parë në një Botëror dhe vulosi fitoren e artë të Polonisë.

Kupa e Botës-Katar 2022-Grupi C

POLONI-ARABIA SAUDITE 2-0 (Zielinski 39′, Lewandowski 82′)

Kronika e ndeshjes:

90+6′ Mohamed Kanno vazhdon të insistojë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë.

90′ Lewandowski humbet shansin të realizojë golin e dytë personal, por nuk ia del të mposhtë sërish portierin Mohammed Al Owais.

82′ Më në fund Robert Lewandowski shënon gol në një Kupë Bote. 2-0 për Poloninë.

78′ Arabia Sauditë vazhdon të sulmojë, por goli i barazimit nuk po vjen. Diagonalja e Abdulelah Al Malki kalon ngjitur me shtyllën.

66′ Tjetër shtyllë nga ana e polakëve, i pafat Robert Lewandowski.

63′ Polonia i afrohet golit të dytë, por goditja me kokë e Arkadiusz Milik ndalet në traversë.

61′ Arabia sërish në sulm, por Mohamed Kanno nuk gjen rrugën e rrjetës. Goditja potente shkon mbi traun e portës.

60′ Mundësi e shkëlqyer për Firas Al Buraikan, por nuk vjen goli i barazimit për Arabinë Saudite.

55′ Arabia shumë afër golit të barazimit, Szczesny shpëton sërish portën e tij duke i mohuar golin Salem Al Dawsari.

45+1′ Salem Al Dawsari gjuan keq nga pika e bardhë, pret Wojciech Szczesny, tenton edhe Mohammed Al Breik, grushton portieri i Juventusit.

39′ Polonia kalon në avantazh në gjuajtjen e parë brenda kuadratit arab. Napolitani Piotr Zielinski nis festën polake në stadium pas asistit të marrë nga Robert Lewandowski.

13′ Mohamed Kanno lëshon një “predhë” drejt portës polake, reagim i shkëlqyer nga ana e Wojciech Szczesny.
8′ Mohammed Al Breik jep sinjalin e parë për Arabinë Saudite, topi devijohet në këndore.

Poloni-Arabi Saudite është ndeshja e dytë e ditës së shtunë në Botërorin e Katarit dhe e dyta në grupin C, aty ku në mbrëmje (20:00) Argjentina sfidon Meksikën. Robert Lewandowski kërkon të shlyejë penalltinë e humbur ndaj Meksikës.

Kapiteni është gati të udhëheqë polakët drejt fitores së parë në Kupën e Botës. Sulmuesi i Barcelonës nuk ka shijuar akoma golin e parë në një Kupë Bote, të cilin shpreson ta gjejë ndaj skuadrës arabe.

Përballë Arabia Saudite, që vjen me moral shumë të lartë pas triumfit të pabesueshëm ndaj Argjentinës së Leo Messit. Kjo është hera e dytë që këto dy Kombëtare do të përballen mes tyre. Takimi i parë u luajt në një miqësore të marsit të vitit 2006, të cilën Polonia e fitonte 2-1.

FORMACIONET ZYRTARE

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA