Romelu Lukaku në stol. Është kjo risia për sfidën e kësaj të diele mes Belgjikës dhe Marokut, ndeshjes së dytë në grupin F.

“Me siguri që nuk do të jetë titullar“, tha për sulmuesin në konferencë për shtyp trajneri i “Djajve të Kuq”, Roberto Martinez, duke shtuar: “Por, gjithsesi mund të jetë e mundur që të jetë në stol“.

Vendimi duket tashmë i marrë edhe për faktin se dy seancat e fundit stërvitore me grupin kanë dhënë përgjigje shumë pozitive. Në këtë mënyrë, nëse nuk ka ndonjë të papritur të hidhur të minutës së fundit, Botërori i Lukakut mund të fillojë më në fund.

“I ka paraprirë programit të rikuperimit, sipas të cilit do të kishte qenë i gatshëm vetëm për ndeshjen e tretë, por ka djegur etapat” , tha për sulmuesin trajneri spanjoll. Pra nuk ka asnjë rrezik për Lukakun, edhe pse për të në këtë sfidë nuk do të jetë një fanellë titullari.

Për Belgjikën është shumë më e rëndësishme që ta ketë Lukakun në gjendje të mirë, për pjesën e mbetur të turneut në Katar. Djemtë e Martinez fituan 1-0 ndaj Kanadasë takimin e parë, ndërkohë që të dielën përballen me Marokun (14:00)./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA