Së fundmi CelebTattler analizoi tendencat e kërkimit në Google në vitin 2022, duke gjurmuar mbi 150 personazhe të famshëm dhe duke zbuluar personat më të kërkuar për këtë vit.

Aktorja e njohur Amber Heard, qëndronte në vendin e parë si më e kërkuara në Google për këtë vit. Amber kryesoi listën, me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh çdo muaj në SHBA.

Aktori Johnny Depp, është në vendin e dytë, me 5.5 milionë kërkime në muaj. Në vendin e tretë qëndronte mbretëresha e ndjerë Elizabeth me 4.3 milion kërkime në Google. Më pas renditeshin Tom Brady, Kim Kardashian, Pete Davidson, Elon Musk. Tom Brady ishte atleti më i kërkuar në Google për vitin 2022 dhe i katërti i famshëm më i kërkuar me 4.06 milionë klikime në muaj.

Kim Kardashian dhe ish-i i saj Pete Davidson u renditën në vendin e pestë dhe të gjashtë respektivisht. Themeluesja e SKIMS dhe SKNN, u kërkua 3.4 milionë herë në muaj në vitin 2022. Pete Davidson, nga ana tjetër, grumbulloi një mesatare mujore prej 3.2 milionë klikime. Miliarderi i teknologjisë Elon Musk u rendit i shtati në listë, duke grumbulluar 3.19 milionë kërkime në Google në muaj në SHBA.

Ndërkaq, Will Smith u rendit i teti në listë, me 3.15 milionë kërkime mujore. Në vendin e nëntë dhe të dhjetë ishin Millie Bobby Brown nga fama e “Stranger Things” dhe ylli i “Euphoria” Zendaya. Aktoret u kërkuan në Google përkatësisht 2.78 milionë dhe 2.71 milionë herë.

Top Channel