Një i pastrehë “i njohur e i sjellshëm”, raportohej se kishte përgatitur për herë të fundit krevatin për qenin e tij, disa orë para se të vdiste gjatë natës, jashtë një dyqani kafeje në Hull, në verilindje të Britanisë.
Mediat vendase tregonin për 41 vjeçarin Jonathan Ellerington, i njohur në qendrën e qytetit Hull bashkë me qenin e tij Teddy, i cili kishte gjithashtu një partnere dhe një familje që e donte.
Një hetim për vdekjen e tij vendosi se ishte e lidhur me drogat dhe në kamera të sigurisë ai shihej që kishte humbur ndjenjat edhe më parë, para të vdiste më dhjetor 2021.
Shifrat e fundit në Britani tregojnë se numri i të pastrehëve që vdesin në rrugë është rritur me 9% nga një vit më parë.
Ndërkohë një rritje të konsiderueshme ka shënuar numri vetëvrasjeve, në 99 njerëz, ndërsa në një vit 259 njerëz kanë vdekur në incidente të lidhura me drogat dhe shkaqe të pashpjeguara.
Jon lë prapa një bijë dhe qenin e tij Jack Russell, për të cilin kujdesen tashmë familja me shtatë motrat e vëllezërit e të ndjerit.
Natën e vdekjes disa njerëz ishin përpjekur të kontrollonin Jon dhe i kishin lënë ushqim pranë. Por ai u gjet i pajetë në trotuar mëngjesin e ardhshëm.
Jon ishte përpjekur të linte varësinë nga drogat për të qenë i aftë të takonte bijën e tij, u tha në hetimin e cështjes.
Megjithse ai shihej që flinte në rrugë, burri kishte shtëpi dhe jetonte me partneren.
Por nganjëherë ai merrte me vete Teddy në qendër të qytetit dhe flinte jashtë.
Ekzaminimet post-mortem tregonin se Jon nivele të larta heroine në gjak, dhe gjithashtu u gjetën gjurmë metadoni e qetësuesish të fortë që mund të kenë pasur rol të rende në zemrën e tij.
Duke e përshkruar të vëllanë si ‘djalë i dashur’, motra e Jon tha: “Ai i linte drogat herë pas here, por nuk zgjaste shumë. Njëherë qëndroi i pastër për dy vjet sepse donte të ishte në kontakt me të bijën. Në atë kohë gjeti dhe punë në një kompani rregullimesh”.
Në deklaratë ajo shtonte: “Nganjëherë ai kujdesej për djemtë e mi. Ishte shumë i dashur dhe konsiderohej prej tyre si një ‘dajë’ zbavitës, bënte gjithmonë shaka”.
Motra shtonte se një incident personal në fund të shkollës fillore, e kishte prekur thellë atë, dhe mund të jetë përgjegjës për varësinë e mëvonshme nga drogat.
Ata që shikonin Jon në qendrën e qytetit supozonin se ishte i pastrehë dhe ai nuk e kundërshtonte supozimin kur i afroheshin ata që donin ta ndihmonin.
Kur kishte kërkuar ndihmë për strehim me anë të dashamirësve, zyrtarët lokalë thanë se nuk mund ta ndihmonin pasi ishte megjithë qenin e tij.
Në kohën e vdekjes këshilli bashkiak i Hull City shprehu ngushëllimet për familjen e Jon.
Motra e tij shtonte: “Jon u njoh me të dashurën e tij disa vjet më parë dhe ishin bashkë deri ditën që vdiq, nuk ishte i pastrehë”.
Ajo shton se Jon e kishte vizituar një ditë para se të vdiste deh ishte i veshur keq. Ai përplasej në objektet dhe ajo i kishte kërkuar të largohej, por jo me humor të keq.
Motra e të ndjerit tha se Jon vuante nga cështje mendore e fizike prej varësisë dhe mun të humbiste njërën këmbë.
Mjekja ligjore Lorraine Harris, tha se nuk kishte prova se Jon donte t’i jepte fund jetës së tij dhe se vdekja erdhi nga përdorimi i drogave.
Top Channel