Poloni-Arabi Saudite është ndeshja e dytë e ditës së shtunë në Botërorin e Katarit dhe e dyta në grupin C, aty ku në mbrëmje (20:00) Argjentina sfidon Meksikën.
Robert Lewandowski kërkon të shlyejë penalltinë e humbur ndaj Meksikës.
Kapiteni është gati të udhëheqë polakët drejt fitores së parë në Kupën e Botës. Sulmuesi i Barcelonës nuk ka shijuar akoma golin e parë në një Kupë Bote, të cilin shpreson ta gjejë ndaj skuadrës arabe.
Përballë Arabia Saudite, që vjen me moral shumë të lartë pas triumfit të pabesueshëm ndaj Argjentinës së Leo Messit. Kjo është hera e dytë që këto dy Kombëtare do të përballen mes tyre. Takimi i parë u luajt në një miqësore të marsit të vitit 2006, të cilën Polonia e fitonte 2-1.
Top Channel