KLSH ka bërë një auditim për strategjinë e sigurisë rrugore në Shqipëri. Ky dokument i qeverisë shqiptare i vlefshëm për vitet 2011 – 2020 tregon se mangësitë janë të shumta.
E para, strategjisë nuk i është bërë asnjë parashikim, siç ishte përcaktuar me ligj për tu bërë çdo vit.
Ndërkohë raporti thekson se megjithëse numri i vdekjeve është zvogëluar në krahasim me vitin e referencës 2009, numri i aksidenteve dhe të plagosurve mbetet i njëjtë.
Strategjia e sigurisë rrugore parashikonte edhe ngritjen e një Komiteti Ndër-Ministror, ku sipas auditimit ka rezultuar se nuk është fare funksional. Ky komitet duhet të ishte në krye të detyrës për të plotësuar sinjalistikat rrugore dhe të jepte rekomandimet për rritjen e sigurisë.
Ministria e Infrastruktruës dhe entete pronare të rrugëve nuk kanë asnjë strukturë përgjegjëse funksionale për sigurinë rrugore ndërsa certifikimi i fundit për inspektorët është kryer në vitin 20`17 dhe më pas përpjekjet janë harruar. Vendit i mungon edhe Qendra e Kontrollit dhe Monitorimit të Trafikut, ndërsa 23 pajisjet e Sistemit të menaxhimit të trafikut në rrugët kombëtare, nuk funksionojnë, evidenton KLSH në raportin e saj.
Ndërsa fatalitet vijojnë të jenë të larta, qeveria nuk ndalet në dhënien e koncesioneve ku së fundmi ka projektuar dy të tilla që për 35 vite do të faturojnë qytetarët shqiptarë me 2.6 miliardë euro duke vendosur traun me pagesë. Këto janë vetëm 70 km rrugë, pjesa më e madhe e asfaltuar, ndërsa për sigurinë rrugore qeveria nuk ka ende një strategji për këtë vit apo të ardhshme.
Top Channel