Ditën e sotme Einxhel feston ditëlindjen e saj dhe mbush 33 vjeçe.

Ndër shumë urime që moderatorja ka marrë dihet se më i veçanti ishte nga partneri i saj i zemrës Dj Dagz. Dagz ka postuar disa foto me Einxhel nga ashensori, ku Einxhel mban një tortë në dorë dhe shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen bebe. Jemi shumë të bekuar që të kemi në jetën tonë. E festofshim çdo ditëlindje të jetës tonë bashkë. Unë dhe bebi të duam shumë!”

Ditën e djeshme Einxhel me anë të një video të postuar në Instagram ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj dhe arsyeja i ka habitur të gjithë. Mesa duket Einxhelit i nevojitet një person që punon me perlat dhe që krijon gjëra me perlat.

Të gjithë ishin shumë kuriozë të dinë se çfarë është duke planifikuar Einxhel dhe i kanë dërguar shumë mesazhe, por moderatorja është përgjigjur se nuk mund ta tregoj arsyen sepse është një surprizë.

Top Channel