Reperi me famë botërore Kanye West ka thënë se do të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2024, pavarësisht se është përballur me disa skandale për sjelljen e tij kohët e fundit.

Reperi, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, postoi një video të logos së fushatës së tij në mediat sociale, së bashku me titullin Ye 24.

West ka kandiduar edhe më parë për president në vitin 2020, por ajo fushatë dështoi, duke marrë vetëm 70,000 vota. Nisja e fushatës vjen pasi reperi përballet me një sërë polemikash.

Ai provokoi një stuhi kritikash pasi mori pjesë në Javën e Modës në Paris me një bluzë që mbante sloganin “Jetët e bardha kanë rëndësi” .

Ndërkohë kohët e fundit kompanitë e modës, duke përfshirë Gap, Adidas dhe Balenciaga thanë se nuk do të punonin më me të.

Në fillim të kësaj jave, revista Rolling Stone raportoi pretendime se West kishte përdorur shantazhe edhe me natyrë seksuale për të krijuar një “ambient toksik” midis punonjësve të Adidas që punonin për këpucët e tij të markës Yeezy.

Kompania tha të enjten se kishte nisur një hetim të pavarur mbi pretendimet.

Top Channel