Gjykata shkatërroi përgjimet/ Pas masakrës ndaj Çapjave për dy ditë u përgjua telefoni i Taulant Ballës

25/11/2022 19:45

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla është përgjuar nga prokuroria e Elbasanit për 2 ditë në muajin shkurt të vitit 2016.

Ky është vendimi i gjykatës që mban firmën e gjyqtares Zamira Vyshka e cila më datën 17 shkurt të po atij viti hoqi nga përgjimi numrin dhe urdhëroi asgjësimin e CD.

Numri i deputetit u fut në rrjetën e përgjimeve më datën 4 shkurt 2016 rreth orës 13.20 një ditë pas masakrës në rrugën Emin Matraxhiu në Elbasan ku u ekzekutuan 3 persona nga fisi Çapja dhe u plagosën 7 të tjerë.

Eduard Hasani dhe Edvin Ndreu nga sektori i krimeve në policinë e Elbasanit i kërkuan prokurorisë të fusë në përgjim disa numra telefoni mes të cilëve ishte dhe numri i dikujt që ata e kishin identifikuar vetëm me Taulant.

Burime të sigurta thanë se atë ditë një deputet i opozitës i kërkoi ndihmë Taulant Ballës si një person shumë i lidhur me zonën të mundësonte transportimin me helikopter drejt spitalit të traumës të të plagosurve rëndë.

Kërkesa e hetuesve u aprovua nga organi i akuzës dhe pas dy ditësh më 6 shkurt 2016 ora 12.10 ata kuptuan se kishte ndodhur një lapsus dhe përgjimi duhej të ndërpritej dhe transkiptimet të eleminoheshin. Me kërkesë të prokurorisë Elbasan Gjykata dha vendimin më 17 shkurt të po atij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA