“Gabimi më i madh është takimi”/ Lea nuk mban dot lotët, shpall fajtor Petron: Është shumë e qartë çdo gjë

25/11/2022 18:33

Lea nuk arriti t’i mbajë lotët pas kërcimit që ish-shoqja e saj dhe Petro bënë në studion e Për’puthen.

Vetëm pas disa minutash konkurrentja nisi të qante, ndërsa më pas e arsyetoi të gjithë këtë shpërthim.

Ajo u shpreh se gabimi më i madh që ka bërë është takimi me Petron dhe se është faji i tij për gjendjen e krijuar.

“Gabimi më i madh është takimi që kam bërë me Petron. Ishte Petro ai që ma dha atë afrimitet dhe siguri. E tani e shoh duke kërcyer me Irisin dhe është shumë e qartë çdo gjë. Pashë Petron dhe Irisin, ndërsa më përpara komentet. Të gjitha këto më prekën dhe normal që do shpërtheja”, tha Lea.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel