Aurona Pelaj, e reja që dhunoi barbarisht një të moshuar në azilin ku ajo punonte si infermiere në Pejë, është liruar nga paraburgimi.

Qelinë kanë lënë edhe dy infermieret e tjera, të cilat po ashtu akuzohen për dhunë ndaj të moshuarës, e cila ishte nëna e një dëshmori të rënë në Kosovë.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”- njofton Gjykata Supreme në Pejë.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi më 2 nëntor në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihej teksa Aurona dhunonte me shuplaka në fytyrë të moshuarën, e cila ishte krejtësisht e pambrojtur. Teksa Aurona e dhunonte barbarisht, koleget e saj qeshnin dhe e nxisnin që ajo t’i gjuante më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA