Në ditët e aktivizimit për ti dhënë fund dhunës ndaj grave, organizatat e kombeve të bashkuara në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësinë, vlerësuan dhjetëra aktivistë, mes tyre edhe gazetaren e Top Channel Anila Hoxha me një kontribut 24-vjeçar në media si një zë i fortë kundër dhunës me bazë gjinore.
“Kam bërë raportime pafund dhe në fillim kur doli ligji për urdhër mbrojtjet e thoja pse nuk ka reagim… dhe mbaj mend kur erdhi gruaja e parë Albana nga Elbasani me krahun e thyer e kurrizin e mavijosur që kërkoi ndihmën time. Pas saj dhjetëra gra filluan të denonconin…”- tha Anila Hoxha.
Misioni për të vërtetën i gazetares Hoxha e ka zanafillën që në kohën kur ajo ishte studente.
Shoqja e saj e universitetit ishte shtysa e Anilës për t’u përpjekur që gjërat të ndryshojnë dhe me besimin se gurët janë lëvizur, ajo premton se do të vazhdojë e palodhur me raportimet kundër dhunës me bazë gjinore.
“Isha në vitin e dytë të shkollës së lartë në 1999 dhe në kurs me mua ishte edhe Kozeta Hyseni, që u vra me 19 shkurt dhe unë i dhashë një premtim vetes që nuk do të ndalesha dhe kurrë nuk do të ndalem për çdo grua.”- tha gazetarja.
Top Channel