Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Adidas po nis një hetim mbi akuzat për sjellje të papërshtatshme kundër Kanye West, duke përfshirë pretendimet se ai u tregoi anëtarëve të stafit pornografi dhe foto intime të Kim Kardashian.
Gjiganti gjerman i veshjeve sportive, i cili i dha fund partneritetit me reperin muajin e kaluar, tha se mori një letër anonime që përmbante disa akuza kundër reperit.
Hetimi i pavarur pason një raport të Rolling Stone që pretendon se Kanye ka përdorur pornografi, ngacmim dhe ‘lojëra mendore’ për të kontrolluar stafin. Pretendohet se West e bënte stafin të shikonte pornografi dhe u tregonte foto intime të ish partneres së tij Kim Kardashian. Po ashtu nuk mungonin as kasetat e tij seksuale.
Sipas revistës, ish-anëtarë e stafit i kanë dërguar letrën anonime Adidas-it, duke akuzuar drejtuesit e lartë të kompanive se kanë ‘mbyllyur sytë’ ndaj sjelljes së Kanye-s duke mos reaguar.
“Një model shumë i sëmurë i sjelljes grabitqare ndaj grave”, shkruhet në letër për reperin.
Një zëdhënës i Adidas tha: “Aktualisht nuk është e qartë nëse akuzat e bëra në një letër anonime janë të vërteta. Megjithatë, ne i marrim këto akuza shumë seriozisht dhe kemi marrë vendimin për të nisur një hetim të pavarur të çështjes menjëherë për të adresuar akuzat. ”
West ka folur më parë publikisht për vuajtjen nga një varësi ndaj pornografisë, duke thënë se shkatërroi familjen e tij.
Top Channel