Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Ylli Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar.
E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Kanë kaluar vetëm tre javë nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili titullohet “Malet” e mesa duket Ylli ka gati këngën e tij të re, që do të publikohet së shpejti. Këtë na e ka treguar vetë artisti me anë të një video të publikuar në Instastory, ku na ka treguar edhe disa rreshta nga kënga , të cilën mezi po e presin.
ti shpejt e kallzove se kush je
edhe t’fundit copë merre krejt the
s’pasna ra për ty po për ide
Ka vetëm pak ditë që Kida ka publikuar këngën e saj të re, e cila titullohet “Ma lujte” e gjithashtu së fundmi Ylli ka publikuar një këngë të re, e cila titullohet “Malet” dhe mesa duket të dy artistët nuk do të bëjnë aspak pushim dhe do të bashkojnë forcat për të sjell një bashkëpunim muzikor.
Këtë e kemi kuptuar nga postimet e fundit të tyre në Instastory. Ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë muzikor edhe pse shoqëria e tyre ka nisur prej kohësh.
Top Channel