Studiuesja dhe historiania Lucia Nadin sapo promovoi librin “Matrikulli i Shkollëse së Arbërve”.
Në praninë e studiuesve dhe historianëve të ndryshëm, ajo u përqëndrua te rëndësia e zbulimit të këtij teksti sa i takon ndriçimit të një pjese të historisë së Arbërisë ende të panjohur.
“Ndryshe është historia e shqiptarëve në jug të Italisë dhe ndryshe është historia e shqiptarëve në Republikën e Venecias. Nëse do ishte e mundur dhe unë do kthehesha mbrapsht 30 vite në strudime, megjithëse kjo në histori nuk është e mundur, nuk do të përdorja më termin emigracion përsa i përket shqiptarëve në Venecia. “
Mbi rëndësinë e këtij dorëshkrimi, ruajtur prej shekujsh në ‘Biblioteca Marciana’ të Venezias, u shprehën dhe historiani Italo Sarro dhe profesori Ardian Ndreca.
“Matrikulli është shumëi dobishëm sepse ndihmojnë të gjejmë skenaret e prezantimit të shqiptarëve, që u bënë të gjithë venecianë.’
Teksti rrëfen për shkëmbime materiale të kulturës në dy anët e Adriatikut, për ngjashmëri dhe veçori zakonesh, të migracioneve dhe integrimit mes popullatave.
Botimi është pjesë e kolanës “Rradhonjtë e Shejzave”, nën kujdesin e Ardian Ndreca dhe vjen në tri gjuhë: shqip, italisht dhe anglisht.
Top Channel