Foto Ilustruese

Një shpërthim me lënë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Librazhd.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur para lokalit në pronësi të shtetasit DH.K., rreth orës 02:30 të mëngjesit, pas një konflikti mes disa të rinjve.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërkohë janë shoqëruar disa persona të dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, pas hetimeve paraprake të kryera në lidhje me hedhjen e një sasie të vogël lënde plasëse, përballë lokalit të shtetasit Dh. K., rreth orës 02:30, të ditës së sotme, kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”- njofton policia.

Top Channel