Rritja e ndjeshme e numrit të klandestinëve që kanë hyrë këtë vit në vendet e saj, po e shtyn BE-së të marrë masa për frenimin e emigracionit të paligjshëm përmes Detit Mesdhe.
Komisioni Europian njoftoi se 90.000 vetë kanë kaluar në BE nga vende si Libia e Tunizia që prej fillimit të vitit, shifër kjo 50% më e lartë se ajo e vitit te kaluar. Shumica e tyre zbarkojnë në Itali, dhe një pjesë më e vogël në Maltë.
Vendet e tyre të origjinës janë më së shumti Egjipti, Tunizia dhe Bangladeshi: arsyet përse emigrantët prej andej po mësyjnë bllokun europian, janë më së shumti ekonomike.
Ndërkohë, skema për shpërndarjen në vendet e BE-së përmes mekanizmit të solidaritetit të mijëra refugjatëve që kanë hyrë në territorin e BE-së përmes Greqisë dhe Italisë nuk po tregojnë ndonjë rezultat.
Plan-aksioni 20 pikësh i Brukselit parashikon një bashkëpunim më të ngushtë me Frotenx-in dhe vendet tranzit si Libia dhe Nigeria. Presion po ushtron sakaq dhe qeveria e re e djathtë në Romë preferon të mos i lejojë fare anijet e shpëtimit me emigrantë që të hyjnë në portet italiane. Kjo është një nga arsyet pse Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së ka thirrur pas disa ditëash një takim të ministrave të Brendshëm në Bruksel për të diskutuar planin e ri të veprimit.
Roma bëri thirrje për një koordinim më të mirë të operacioneve të kërkim-shpëtimit në Detin Mesdhe, në të cilat duhet të përfshihen edhe shtetet nën flamujt e të cilëve lundrojnë anijet e shpërtimit.
Top Channel