25 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus nga 526 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

19 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Fier, Lushnje, Divjakë, Gjirokastër, Kuçovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

16 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,379 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 526

Testime totale 2,006,611
Raste pozitive 332,168
Raste të shëruara 328,379
Raste Aktive 195
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 157
Gjirokastër 13
Fier 9
Elbasan 4
Vlorë 3

Berat 2
Durrës 2
Lezhë. 3
Shkodër 2

Top Channel