Zgjedhjet në Kosovë, prag dështimi/ Vetëm në Mitrovicë regjistrohen dy parti, në tre komuna serbët nuk hyjnë në garë

21/11/2022 12:52

Për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të vendit ka aplikuar vetëm një parti.

Inciativa Qytetare Mitrovica që përbëhet nga të gjitha partitë shqiptare dhe një parti boshnjake ka aplikuar për certifikim për të garuar me një kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

Në komunat e tjera Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq ende nuk ka aplikuar asnjë parti për të garuar në zgjedhjet e 18 dhjetorit derisa kanë mbetur vetëm dy ditë deri në mbyllje të afatit.

Zgjedhjet mund të mbahen edhe me vetëm një kandidat garues për të parin e komunës. Një rast i tillë ishte edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku për kryetar të komunës së Ranillugut ishte vetëm një kandidate. E nëse nuk ka kandidat garues për tre komunat Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, Komisioni Qendror i

Zgjedhjeve ndodhet para një situate të re, marrë parasysh se kjo do të ishte hera e parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që nuk paraqitet asnjë kandidat.

Ndërkohë, Lista Serbe që ishte prijëse e dorëheqjeve nga institucionet e Kosovës ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zjedhjet lokale në katër komunat veriore të vendit.

Kryetarët dhe anëtarët e kuvendeve komunale të Zveçanit, Zubin Potokut, Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit çuan këto komuna në zgjedhje pas dorëheqjeve të tyre si kundërshtim i vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA